Igli Kamberi, i konsideruar si kreu i grupit kriminal që vepronte në fushën e pastrimit të parave, rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2015, së bashku me një tjetër shqiptar, Artan Belliu si dhe një shtetas italian.
Dy shqiptarët dhe italiani akuzoheshin si autorë të atentatit të mbetur në tentativë ndaj kryekëshilltarit të Partisë Demokratike në komunën e Barletës, Pasquale Ventura.
Sipas hetimeve, urdhri për eliminimin e Pasquale Venturës ishte dhënë nga ish-bashkëshortja e tij, Concetta Dimatteo di Barletta. Ngjarja ndodhi më 20 janar 2015, në momentin kur politikani po dilte nga banesa e vajzës së tij. Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan disa herë në drejtim të Venturës, por plumbat nuk e goditën.
Hetimet zbuluan se Concetta Dimatteo di Barletta kishte paguar nga 20 deri në 30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu, 53 vjeç, për vrasjen e ish-bashkëshortit të saj, me të cilin ishte ndarë pak kohë më parë pas konflikteve të forta ekonomike dhe sentimentale.
Lini një Përgjigje