TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 11:20

Nga llogaritë bankare te kompanitë dhe makinat; SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Kastratit dhe Igli Kamberit

Shkruar nga Pamfleti
Nga llogaritë bankare te kompanitë dhe makinat; SPAK sekuestron
Në foto: Igli Kamberi, viktima berberi italian dhe pamjet nga operacioni i sekuestrimit të parave

SPAK sekuestron pasuritë e Ergys Kastratit, Igli Kamberit dhe të afërmve të tyre

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e personave të dyshuar si pjesë e grupit kriminal që merrej me pastrimin e parave, konkretisht ndaj Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe familjarëve të tyre.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar katër shoqëri tregtare, tetë llogari bankare dhe tetë automjete. Shoqëritë e vendosura nën sekuestro janë “Fermer Fatos Buzi”, “Igli Kamberi”, “Auto Rend&Sell – Albania” dhe “Lefter Nelaj”.

Dy prej llogarive bankare të sekuestruara rezultojnë në emër të bashkëshortes së Ergys Kastratit, Desmira Ceco. Dy llogari të tjera janë në emër të bashkëshortes së Igli Kamberit, Nevila Kamberi, si edhe të nënës së saj, Dituri Buzi. Ndërkohë, babait të kësaj të fundit, Fatos Buzi, i është sekuestruar shoqëria “Fermer Fatos Buzi”.

Igli Kamberit, i konsideruar si drejtuesi i grupit kriminal, i është vendosur në sekuestro edhe shoqëria tregtare që mban emrin e tij, “Igli Kamberi”. Ndërsa kompania “Auto Rend&Sell – Albania”, e sekuestruar po ashtu nga SPAK, rezulton në pronësi të Bardhok Gjergjit, të cilit i janë sekuestruar edhe pesë automjete dhe një llogari bankare.

Dy llogari të tjera bankare të sekuestruara janë në emër të Saimir Pirrës, si edhe një automjet. Ndërkohë, Lefter Nelajt i është sekuestruar kompania “Lefter Nelaj”, së bashku me një llogari bankare. Në sekuestro janë vendosur gjithashtu edhe dy automjete në pronësi të Edi Brahajt.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit të përbashkët me autoritetet italiane janë lëshuar 15 masa sigurie, prej të cilave 10 janë ekzekutuar në Tiranë. Deri tani janë arrestuar katër persona, mes tyre Ergys Kastrati, i njohur me nofkën “Bishja”, dhe Igli Kamberi.

Igli Kamberi, i konsideruar si kreu i grupit kriminal, është arrestuar në Itali, ku akuzohet edhe për vrasjen e një berberi italian në vitin 2025. Ndërsa Ergys Kastrati alias “Bishja” u arrestua në një vilë në një zonë rezidenciale në Tiranë.

Nga llogaritë bankare te kompanitë dhe makinat; SPAK sekuestron

Lista e pasurive të sekuestruara:

Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

-Dy llogari bankare

Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)

-Dy llogari bankare

Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”

Igli Kamberi

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

Bardhok Gjergji

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”

-5 automjete dhe 1 llogari bankare

Saimir Pirra

-Dy llogari bankare e 1 automjet

Lefter Nelaj

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik

-Një llogari bankare

Edi Brahaj

-Dy automjete

Nga llogaritë bankare te kompanitë dhe makinat; SPAK sekuestron

spak pasurite e ergys kastratit igli kamberit llogari bankare sekuestro

Lini një Përgjigje