SPAK ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit.Në total janë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash.
Kreu i SPAK, Klodian Braho në konferencën e përbashkët për shtyp ka zbuluar detaje në kuader të operacioneve të zhvilluara në Shqipëri dhe Itali.
SPAK ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për media me prokurorin e Barit, kreu i SPAK bëri me dije se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera, produkt i veprimtarisë kriminale.
“Është kënaqësi për mua që jam sot në Bari për të komunikuar rezultatet hetimore të operacionit të përbashkët, midis prokurorisë së përgjithshme dhe antimafies së Barit. Ky operacion është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët. Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë çështje janë caktuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Tiranë. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar në total 1 milionë euro para cash dhe nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, Shoqëri tregtare, automjete, llogari bankare, që dyshohet se burojnë nga aktivitetet kriminale.
Ky rezultat dhe kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësia e një bashkëpunimi të mëparshëm mes policisë së Barit dhe SPAK-ut. Dua të përmend disa operacione të mëparshme, në të cilat janë dënuar penalisht rreth 170 persona dhe 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme, 12-15 vite burg.
Në emër të SPAK-ut dua të theksoj vlerësimin për autoritetet italiane, në veçanti për Prokurorinë e Barit, strukturat e specializuara anti-mafia, Eurojust, për të gjithë hetuesit që kanë kontribuar në rezultatet e këtij hetimi dhe hetimeve të mëparshme. Po kështu gjej rastin të falënderoj Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri”, tha ndër të tjera Braho.
Anëtarët e grupit kriminal janë arrestuar nga autoritetet e huaja, kryesisht në Itali, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese. Ata dyshohen për veprën penale “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Ndaj tyre rëndojnë edhe akuza të tjera që lidhen me aktivitetin kriminal të organizuar.
Në total janë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.
Pasuri në pronësi të Igli Kamberit; Subjekti ‘Igli Kamberi’ me veprimtari ‘Menzë-katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.
Në pronësi të gruas së Kamberit, Nevila Kamberi dhe të mamasë së saj Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare ndërsa babait të saj, Fatoz Buzit, i është sekuestruar biznesi ‘Fermer Fatos Buzi’ me veprimtari ‘Bujqësi-Prodhim Fruta-perime’.
Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Cecos. Kësaj të fundit i janë sekuestruar 2 llogari bankare.
Pasuri të shumta i janë sekuestruar Bardhok Gjergji. Ende është e paqartë lidhja e tij me grupin. Gjergjit i është bllokuar veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare.
Po ashtu janë vënë në sekuestro dhe pasuritë (llogari bankare dhe automjete) e 3 personave të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.
LISTA E PASURIVE
Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)
-Dy llogari bankare
Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (e ëma)
-Dy llogari bankare
Fatos Buzi (babai I Nevila Kamberit)
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”
Igli Kamberi
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
Bardhok Gjergji
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”
-5 automjete dhe 1 llogari bankare
Saimir Pirra
-Dy llogari bankare e 1 automjet
Lefter Nelaj
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik
-Një llogari bankare
Edi Brahaj
-Dy automjete
Na interesojne konfiskimi i pasurive te vjedhura nga politikanet dhe qeveritaret e ketij vendi. Duket sikur tashme ata kane marre edhe premtimin ruaj , se do mbeten te paprekshem dhe do vazhdojne te vjedhin sa te jene ne pushtet hordhite qe shkojne prapa dyshes Rama Berisha. Ato listat e pasurive te konfiskuara nuk na interesojne shume, pasi jo vetem jane abstrakte per popullin e thjeshte, por dhe nuk e dime se ku vene me pas dhe sa u kthehen nga gjykatat.