TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 07:43

Fredi Beleri jep lajmin: Së shpejti mbyllet traktati, Rama marrëveshje me Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti
Fredi Beleri jep lajmin: Së shpejti mbyllet traktati, Rama marrëveshje
Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis

Eurodeputeti Fredi Beleri, thotë se Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit dhe të dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet.

“Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj për deklaratat e tyre dhe si shtetas që e ndaj jetën mes dy shteteve, do isha shumë i lumtur të avanconin dhe dua të them që nuk është e vërtetë që me të majtën greke kanë qenë marrëdhëniet më të mira. Unë besoj që marrëdhëniet dhe marrëveshje të sakta janë firmosur me të djathtën greke. Edhe traktati i miqësisë ishte e djathta në qeveri kur u firmos. Ishte Stefanopullos”, tha eurodeputeti.

Beleri tha se ministri grek i Jashtëm dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis që udhëheqin politikën e jashtme greke ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, kanë diskutuar në parlamentin grek për integrimin europian të rajonit dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Sot kishte dhe një lajm tjetër nga Greqia. Ministri i jashtëm grek vajti në komisionin e jashtëm të parlamentit grek dhe informoi kolegët e vet deputetë për hapat që do ndërmarrë, hapa konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe veçanërisht për marrëdhënien me Shqipërinë dhe atje po të dëgjoni nuk është gjë është publike. Po të shikoni se çfarë tha, nuk do më pyesnit fare. Pra, ai që sot vendos politikën e jashtme greke është ministri jashtëm dhe kryeministri zoti Misotakis. Nuk mund të flas para tyre, po dua t'u ngelem deklaratave që bëjnë ata. Unë besoj se është një kohë e mirë për të avancuar marrëdhëniet. Duhet të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vetë në tavolinë edhe pretendimet e veta dhe merr atë që i lejon mundësia që ka.”,tha ai për A2 CNN.

rama marrëveshje me mitsotakis çështja e detit

1 Komente

  1. L
    LI

    PO CFARE TRAKTAT MIQESIE KUR NJERI NGA SHTETET QE PO MERR DETIN KA AKOMA NE FUQI LIGJIN E LUFTES NE JEMI NJE SHTET ORDINER QE NUK LAME GJE PA DHENE VETEM KARRIKJA TE MOS IKE PA SHTETI NE QOFTE SE MUND TE QUHET SHTET TA MARRE KUSH TE DOJE PERVEC SHQIPTARVE SE VETEM PER TA EKZISTON SHTET KU POLICIA TE RREH , KU OLIGARKU TE MERR PRONE E SHTEPI , KU SHTETI JEP CFARE TI DOJE QEJFI SE NUK I JEP ASKUJT LLOGARI , KU VETEM QYTETARET SHQIPTARE NUK KANE ASNJE LLOJ TE DREJTE A MALLKIMI I KETIJ POPULLI JU ZENTE ISHALLA DHE JU TRADHETARET E KETIJ KOMBI QE NUK LATE GJE PA MARRE E PA SHITUR MOS I GEZOFSHI KURRE.

    Lini një Përgjigje