Igli Kamberi dyshohet të jetë drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në fushën e pastrimit të parave.
Ndaj tij është komunikuar në Itali masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai ndodhet tashmë i arrestuar edhe për shkak të dyshimeve për përfshirje në vrasjen e berberit 26-vjeçar nga Barletta Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i pajetë katër ditë më pas.
Trupi i të riut, pjesërisht i djegur dhe me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, u zbulua në një godinë të rrënuar në zonën rurale mes Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në veri të Barlettës.
Kamberi u arrestua në Roske të Hungarisë, teksa udhëtonte me autobus në drejtim të Shqipërisë. Sipas hetimeve, pikërisht zbardhja e kësaj vrasjeje çoi në zbulimin e rrjetit kriminal.
Po ashtu, Igli Kamberi dyshohet edhe për posedim të 24 kilogramëve kokainë në Barletta.
Më poshtë është videoja e arrestimit të Igli Kamberit.
Lini një Përgjigje