49-vjeçari Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa SPAK e konsideron si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.
Është arrestuar në Spanjë Kevin Margjoni, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij GJKKO kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për trafik droge.
49-vjeçari Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa SPAK e konsideron si një nga personat e përfshirë në laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit.
Laboratori i kokainës në Frakull konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme të SPAK në muajin mars të këtij viti në luftën kundër trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe Shqipërisë. Margjoni ishte një nga dy personat e shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë.
Tashmë pritet bashkëpunimi me autoritetet spanjolle dhe Interpol për ekstradimin e Margjonit drejt Shqipërisë.
"Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Madrid, është kapur në Spanjë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Kevin Margjoni, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.", njofton policia.
Si u zbulua laboratori i kokainës?
Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine u kap në nëntor të 2022 në Portin e Tivarit në Malin e Zi, e cila më pas zbuloi një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit.
Banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.
Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.
Operacioni i cili u zhvillua nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, është mbajtur i fshehur, dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.
Në total u arrestuan 15 persona dhe 4 prejt tyre u kapën në Tiranë me pistoleta dhe kllashnikovë. Ato u arrestuan pasi dolën në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. U sekuestruan edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.
Në këtë operacion u arrestua ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rona, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj. Ata janë dënuar në total me 89 vite burg, ndërsa vijon gjykimi ndaj shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodriguez, i cili u arrestua në Ekuador dhe pritet ekstradimi i tij.
Lini një Përgjigje