Regjisori Petri Bozo është arrestuar pas aksidentit tragjik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.
Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo mësohet të ketë deklaruar se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët.
“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha Bozo në dëshmi.
Petri Bozo dyshohet ka qenë me shpejtësi tej normale të lejuara në rrugën ku po kalonte, ku kishte edhe viza të bardha dhe "policë të shtrirë".
"Blutë" e arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj.
Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.
Lini një Përgjigje