TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2026, 08:59

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Fier, dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë në rrugë një person në Fier, dyshimet
Foto Ilustruese

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit.

Sipas burimeve policore, viktima rreth 68 vjeç dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm pas telefonatës së familjarëve.

Aktualisht, grupi hetimor po merr deklaratat e familjarëve se në cilën orë është larguar nga banesa, historikun shëndetësor dhe nëse ka konflikte me dikë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

gjendet i pajete nje person ne rruge

Lini një Përgjigje