TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 19:25

Plagosja në plazhin e Tales, policia arreston autorin; sekuestrohet arma e krimit dhe automjeti me të cilin u arratis!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në plazhin e Tales, policia arreston autorin; sekuestrohet arma e

Pas disa orësh arrati, është arrestuar autori i plagosjes së ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, Ermir Lucaj.

Pas arrestimit, mësohet se policia ka sekuestruar armën e krimit dhe automjetin tip 2Audi” me të cilin 30-vjeçari u arratis nga vendngjarja.

Kujtojmë se mesditën e sotme nga përplasja, i plagosur mbeti shtetasi Alfred Marku, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën sipas informacioneve Marku e ka ngacmuar çka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.

Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri, pistoletë e ka plagosur Alfred Markun.

Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka arritur ta arrestojë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 27 vjeçarin, brenda pak orësh vihet në pranga nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip “Audi”, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lini një Përgjigje