TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 19:06

Shpërthimi i makinës në Gramsh, plagosen dy vëllezër; njëri në gjendje të rëndë, niset me helikopter drejt Traumës!

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i makinës në Gramsh, plagosen dy vëllezër;

Tritoli mësohet se ishte vendosur poshtë makinës tip “Ford” me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine.  

Një makinë ka shpërthyer në qytetin e Gramshit ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër. Mësohet se makina “Ford” me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine, ka shpërthyer në ecje.   

Mësohet se Erald Mine ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt Traumës. Vëllai tjetër, drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut. Nga forca e shpërthimit janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.

Sipas informacioneve paraprake nga policia dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal. Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri. 

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.

Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë”, u tha në njoftimin paraprak të policisë.

Lini një Përgjigje