TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Dhjetor 2023, 07:49

Plagosja me armë zjarri në Kurbin, policia shpall në kërkim Admir Likën dhe dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë zjarri në Kurbin, policia shpall në kërkim

Policia e Kurbinit ka reaguar lidhur me plagosjen që ndodhi në një lokal gjatë mesnatës në fshatin Malbardhë. Një i ri mbeti i plagosur, ndërsa mësohet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autori Admir Lika dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

30 vjeçari Admir Lika ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika.

“Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt.

Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, Admir Lika, dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje