
Zbardhen detajet se si dy të rinjtë shqiptarë që sulmuan me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek u zbuluan nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.
Sipas mediave greke, policia ka arritur të zbulojë të riun shqiptar i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga ushqimi që konsumoi dhe pija energjike.
Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.
Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton me jetën në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes.
Klodian Saliaj, 25-vjeçari nga Armeni i Vlorës, dyshohet se ka goditur 10 herë me thikë një 73-vjeçar, gjatë tentativës për ta grabitur në shtëpinë e tij në Greqi. Ata hynë në shtëpinë e të moshuarit grek për të grabitur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kefalonisë. Të dy me origjinë shqiptare, fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari Jordan Bejaj, bënte rolin e rojës.
Lini një Përgjigje