TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2023, 12:38

U godit me grushte nga 26-vjeçari në Fier, polici lë spitalin

Shkruar nga Pamfleti

U godit me grushte nga 26-vjeçari në Fier, polici lë spitalin

Shkëlqim Jahelezi, efektivi i Fierit që u godit me grushte mbrëmjen e djeshme ka lënë spitalin. Gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa hetimet për incidentin po i ndjek AMP-ja.

Në spitalin e Fierit ndodhet 26-vjeçari Daniel Braçi i plagosur në këmbë. Ky i fundit teksa drejtonte makinën “Volkswagen” tentoi të futej në një rrugë të bllokuar të qendër të Fierit.

Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia, efektivi qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

 

Lini një Përgjigje