TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Dhjetor 2023, 12:25

U zbraznin llogaritë bankare, zbardhet skema e shqiptarëve që mashtronin grekët

Shkruar nga Pamfleti

U zbraznin llogaritë bankare, zbardhet skema e shqiptarëve që

Zbardhet detaje të reja nga skema e mashtrimit të pesë mijë grekëve.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se numri i shtetasve grekë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi shkon në 5 mijë.

Shumat e vjedhura nga llogaritë e tyre variojnë nga tre mijë deri pesë mijë euro. Grupi mashtronte shtetasit grekë, duke i ftuar të investonin në kriptomonedha.

Atyre që binin dakord të bëheshin pjesë e skemës fiktive të investimit, grupi i kërkonte të shkarkonin në kompjuterin e tyre një program, përmes të cilit hakoheshin të dhënat dhe zbrazeshin llogaritë bankare.

Nga hetimet rezulton që të 7 personat e punësuar nga dy të arrestuarit ishin nga Fieri.

 

llogari bankare skema mashtrim greke

Lini një Përgjigje