TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 11:52

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, arrestohet një nga personat

Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik 2025 vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç, Erjon Canaj 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.

Artan Murtaj është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në plagosjen me armë zjarri ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.

Sipas policisë, 43-vjeçari Murtaj akuzohet për ndihmë ndaj autorit të ngjarjes, teksa më pas është dhënë urdhri për ndalimin e tij.

“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik 2025 vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç, Erjon Canaj 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.

Policia akuzon Ramadan Zoton (Canaj) si person që ka plagosur me armë Gëzim Hajdarajn 33 vjeç dhe Ernest Lamën 25 vjeç, të cilët pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, u dërguan për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se shkak i ngjarjes ishte konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në posedim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj.

Të plagosurit pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën. Palët u takuan tre ditë më parë, më 17 Korrik 2025, por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve. 

Kush është Ramadan Zoto?

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri e Greqi. Emri i tij përmendet për herë të parë si dëshmitar në një ngjarje të vitit 1997, kur një i ri nga Saranda u përplas me armë me një efektiv policie në tregun e qytetit. Në prill 2005 ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë, ndërsa 3 vite më pas shkëmbeu zjarr me policinë greke.

Në Greqi rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë, ndërsa pas daljes nga burgu u zhvendos në Sarandë. Këtu rezulton i proceduar një herë për “prishje të qetësisë publike” dhe i arrestuar më pas për “goditje për shkak të detyrës.”

Bashkë me Zoton, policia ka shpallur në kërkim edhe 2 persona për “përkrahje të autorit të krimit”. Njeri është vëllai i tij, Erjon Canaj 36 vjeç dhe një shok i tij Klaus Jaçaj 31 vjeç, të dy me precedentë të ndryshëm penalë.

 

plagosja e dyfishtë në sarandë arrestohet person ne kerkim

Lini një Përgjigje