TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 09:59

Po shkëmbenin një sasi droge në Golem, arrestohen 3 persona; si u zbulua grupi dhe kush janë të shpallurit në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Po shkëmbenin një sasi droge në Golem, arrestohen 3 persona; si u

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion kundër një grupi që u kap me një sasi lënde narkotike dhe armë zjarri pa leje. Tre nga anëtarët e grupit janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit “The Wrong Meeting”, Policia sekuestroi 6.2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llampa), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.

Sipas policisë, dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Golemit gjatë shkëmbimit të një sasie kanabisi, ndërsa tjetri posedonte armën e zjarrit, një sasi tjetër të lëndës narkotike dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;

Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gersi Sallufi, 39 vjeç, dhe Mario Lluca, 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Shaban Tushën dhe Dario Sefën, në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Tusha, u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

“Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje