
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të rënda. Sipas burimeve zyrtare, i riu dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur ekuilibrin dhe rrëshqitur nga lartësia e një skele.
Viktima është identifikuar si Z. L., banues në fshatin Mërqi të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, pranë bustit “Willson”, një zonë e frekuentuar e bregdetit të Shëngjinit, në prani të pushuesve dhe kalimtarëve.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Ende nuk dihet nëse janë respektuar standardet e sigurisë për punimet në zonë, ndërkohë që rasti ngre shqetësime të mëdha për kontrollin e instalimeve elektrike në hapësirat publike, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Lini një Përgjigje