TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 10:25

Grushte e shkelma, si u sulmua nga 3 persona pronari i hotelit në Ksamil; pamjet e reja nga sherri (video)

Shkruar nga Pamfleti

Grushte e shkelma, si u sulmua nga 3 persona pronari i hotelit në Ksamil;

Albert Pashaj, pronari i një prej hoteleve në zonën e Ksamilit, u sulmua nga 3 persona, pasditen e së shtunës, ndërsa pamjet ku ai shfaqej i gjakosur pasuan me reagime të shumta në rrjet.

Së fundmi në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja nga momenti kur 46-vjeccari Pashaj sulmohet nga 3 persona, të cilët sipas Policisë janë arrestuar për ‘plagosje të lehtë’ e kryer në bashkëpunim.

I gjithë konflikti ka nisur për ccadrat në vijën bregdetare. Dhunuesit e Pashaj janë identifikuar si shtetasit Agim Taraj, pronari i një tjetër biznesi në zonë, dhe Silvjan Sulku dhe Aldo Zeqiraj.

Nga video e publikuar së fundmi shihen 3 personat që shkojnë në drejtim të 46-vjeccarit, i cili fillimisht qëllohet me një dru, dhe më pas dhuna ndaj tij vijon me grushta e shkelma, deri në ndërhyrjen fillimisht të një gruaje dhe më pas një grupi pushuesish.

Pas ngjarjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi i autorit shtetasit Agim Taraj dhe dy personave të tjerë, ndërkohë që është proceduar edhe një person i katër, për shkak të moshës së tij, 17 vjeç.

Albert Pashaj është pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës Agim Taraj është pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.

Shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

Lini një Përgjigje