TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 11:32

'Blindohet' Saranda/ Plagosi dy persona me armë zjarri, FNSH dhe Shqiponja aksion në terren për kapjen e Ramadan Zotos

Shkruar nga Pamfleti

'Blindohet' Saranda/ Plagosi dy persona me armë zjarri, FNSH dhe

Qyteti i Sarandës është blinduar nga rreth 50 forca policie, të cilat kanë zbarkuar nga Tirana e Vlora dhe po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.

I shpalluri në kërkim është autor i tentativës së vrasjes me armë të dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë. Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” kanë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.

Ramadan Zoto i njohur si Dane, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdarajn 33 vjeç dhe Ernest Lamen 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mëparshëm. Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Kush është Ramadan Zoto?

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri e Greqi. Emri i tij përmendet për herë të parë si dëshmitar në një ngjarje të vitit 1997, kur një i ri nga Saranda u përplas me armë me një efektiv policie në tregun e qytetit. Në prill 2005 ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë, ndërsa 3 vite më pas shkëmbeu zjarr me policinë greke.

Në Greqi rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë, ndërsa pas daljes nga burgu u zhvendos në Sarandë. Këtu rezulton i proceduar një herë për “prishje të qetësisë publike” dhe i arrestuar më pas për “goditje për shkak të detyrës.”

Bashkë me Zoton, policia kërkon edhe 3 persona për “përkrahje të autorit të krimit”. Njeri është vëllai i tij, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokët Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, të tre me precedentë të ndryshëm penalë.

 

Lini një Përgjigje