TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 11:54

U nxor nga uji në gjendje të rëndë, humb jetën pushuesi

Shkruar nga Pamfleti

U nxor nga uji në gjendje të rëndë, humb jetën pushuesi

Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi u nxor nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas një njoftimi nga policia, 60-vjeçari N.M ka humbur jetën gjatë transportit për në spital. Viktima u konstatua në rrezik mbytjeje në plazhin ‘Tale1’ dhe është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje