
Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pas një konflikti të dhunshëm të regjistruar në lagjen “15 Tetori”.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kërkojnë shtetasit me iniciale F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se F. B. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. M., 32 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se K. Xh. dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa E. H. ka larguar mjetin e përdorur nga autori.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:00, ku 32-vjeçari me inicialet S.M mbeti i plagosur me thikë në dy pjesë të trupit pas një sherri banal.
Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje