TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2026, 12:13

Sherr me sende të forta në një servis makinash në Korçë, arrestohen 3 persona; si nisi konflikti

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me sende të forta në një servis makinash në
Foto Ilustruese

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur në një servis makinash në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.

Sipas Policisë, në pranga janë vënë shtetasit E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë; dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë, pronari i servisit, R. Xh., 35 vjeç, është proceduar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga hetimet paraprake rezulton se E. D. dhe E. Th. janë paraqitur në servis me automjet, për shkak të pakënaqësive lidhur me një shërbim të marrë më herët. Gjatë konfliktit, ata kanë goditur pronarin me sende të forta dhe një mjet prerës. Në përplasje është përfshirë edhe L. M., i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Gjatë përleshjes, pronari i servisit ka plagosur lehtë me një gërshërë pune shtetasit E. Th. dhe L. M. Si prova materiale, Policia ka sekuestruar automjetin si dhe mjetet prerëse të përdorura, konkretisht një bisturi-thikë dhe një gërshërë.

Të dëmtuarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas janë larguar në banesat e tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sherr me sende të forta në një servis makinash në

 

Lini një Përgjigje