TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2026, 11:57

Qarkullonte i armatosur, kapet 40-vjeçari në Tiranë; në pranga edhe pasagjeri

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonte i armatosur, kapet 40-vjeçari në Tiranë; në

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me qëllim shitjen e saj. Arrestimi u krye në zonën e njohur si “Treshi”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e policisë ndaluan një automjet ku udhëtonin shtetasit I. M., 40 vjeç (drejtues) dhe A. S., 35 vjeç (pasagjer), të dy banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik të 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje dhe dyshohet se do të shitej në atë zonë.

Në vijim të operacionit, në pranga u vu edhe 35-vjeçari, i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme. 

"Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.

Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

qarkullonte i armatosur

Lini një Përgjigje