Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, pranë spitalit rajonal. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.M., ka mbetur i plagosur si pasojë e goditjeve me thikë.
Burime paraprake bëjnë me dije se i riu është goditur në dy pjesë të trupit. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në repartin e kirurgjisë, ku po merr ndihmën mjekësore.
Nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Veprimet e policisë
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje