TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2026, 13:52

Policia dhe Dogana aksion blic në Porto Romano, në përdorim edhe qentë antidrogë

Shkruar nga Pamfleti

Policia dhe Dogana aksion blic në Porto Romano, në përdorim edhe

Një operacion i përbashkët kontrolli është zhvilluar në Porto Romano nga Dega e Doganës Durrës dhe Policia Kufitare, me fokus parandalimin e aktivitetit të paligjshëm në hyrje të territorit shqiptar.

Kontrollet janë bazuar në analiza risku dhe informacione operative, duke u përqendruar në mjete dhe subjekte të dyshuara. Në terren, agjentët kanë kryer verifikime të imtësishme ndaj automjeteve të importuara në portin e ri.

Policia dhe Dogana aksion blic në Porto Romano, në përdorim edhe

Gjatë operacionit janë përdorur edhe qen antidrogë, të specializuar për zbulimin e lëndëve të paligjshme, duke rritur nivelin e kontrollit dhe sigurisë në pikën hyrëse.

Autoritetet doganore dhe Policia e Shtetit theksojnë se aksione të tilla do të vijojnë, me qëllim forcimin e kontrollit dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt dhe transparent të mallrave dhe mjeteve.

Policia dhe Dogana aksion blic në Porto Romano, në përdorim edhe

Lini një Përgjigje