
Një shtetas grek, 48 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi u dërgua pa shenja jete në spital nga disa persona që e shoqëronin.
Viktima, Pavlos Simeriontakis nga Athina, u la në ambientet e spitalit nga disa persona, të cilët pasi e kanë lënë aty janë larguar menjëherë me një automjet të bardhë me targa greke.
Sipas dëshmive të tyre, 48-vjeçari ndodhej në Shqipëri për qëllime tregtare, së bashku me persona të tjerë që merren me shitjen e sendeve të kuzhinës. Ditët e fundit grupi kishte qenë në Fier, ndërsa ditën e djeshme ndodhej në Konispol, nga ku planifikonin të largoheshin drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë Botës.
Sipas tyre, para nisjes, Simeriontakis është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën. Ata kanë deklaruar gjithashtu se viktima vuante prej vitesh nga diabeti.
Shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë.
Lini një Përgjigje