TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2026, 17:00

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Valencia, arrestohen 8 persona

Shkruar nga Pamfleti
Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Valencia, arrestohen 8 persona
Pamje nga operacioni

Sipas gazetës spanjolle ABC Policia Kombëtare në Spanjë ka shkatërruar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare në provincën e Valencias, e cila merrej me kultivimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të marihuanës.

Gjatë operacionit, autoritetet arrestuan tetë persona, shtatë burra dhe një grua, të moshës nga 19 deri në 38 vjeç, të dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe vjedhje të energjisë elektrike. Katër prej tyre janë vendosur në paraburgim.

Hetimet çuan gjithashtu në arrestimin e një shtetasi polak, i cili kishte blerë më shumë se 12 kilogramë marihuanë nga rrjeti, me dyshimin se do ta shpërndante në vendin e tij.

Policia kreu gjashtë kontrolle në prona të ndryshme në provincë, ku zbuloi dhe çmontoi tre plantacione kanabisi. Në total, u sekuestruan 1,075 bimë në faza të ndryshme rritjeje, 33 kilogramë lëndë narkotike si dhe pajisje të shumta për kultivim dhe përgatitje për shitje.

Sipas hetuesve, organizata funksiononte në mënyrë të strukturuar dhe përdorte metoda për të shmangur identifikimin. Anëtarët merrnin me qira banesa në zona të izoluara larg qyteteve dhe përdornin dokumente false ose persona të tretë për kontratat e qirasë dhe furnizimeve.

Autoritetet konstatuan se grupi kishte burime të konsiderueshme financiare, duke ndryshuar shpesh automjetet dhe duke përdorur disa prona për të shpërndarë aktivitetet. Personat përgjegjës për plantacionet vizitonin rrallë ambientet, kryesisht për të furnizuar me ushqim kujdestarët.

Hetimi nisi në qershor 2025 nga njësia kundër drogës dhe krimit të organizuar (UDYCO) në Valencia, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore në Xirivella, pas informacioneve për aktivitet të dyshuar të dy shtetasve shqiptarë.

Operacioni përfundoi në shkurt të këtij viti me arrestimin e drejtuesve kryesorë të grupit dhe çmontimin e plotë të rrjetit kriminal.

goditet rrjeti shqiptar i drogës spanje arrestime

Lini një Përgjigje