TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2026, 20:02

Zjarr i madh në Durrës, shkrumbohet një shtëpi mes pallateve; zjarrfikësit ndërhyjnë me vështirësi

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në Durrës, shkrumbohet një shtëpi mes
Zjarr i madh në Durrës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5, ndërsa shërbimet po punojnë për shuarjen e flakëve

Një banesë e ulët në lagjen 5 të Durrësit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, duke shkaktuar shqetësim te banorët përreth.

Forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën në vendngjarje dhe nisën menjëherë ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll.

Ekipet po operojnë në një zonë të vështirë, pasi pranë banesës ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një godinë e dëmtuar nga tërmeti dhe e pabanueshme.

Kjo situatë ka rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit dhe ka kërkuar kujdes të shtuar gjatë operacionit. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e zjarrit.

zjarr i madh në durrës

Lini një Përgjigje