TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Mars 2026, 16:26

Përsëritet drama në familjen në Korçë, 14-vjeçarja tenton për herë të tretë vetëvrasjen

Shkruar nga Pamfleti
Përsëritet drama në familjen në Korçë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

Saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës vijon. Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë.

Në vendngjarje, e mitura u shpëtua nga një banor i lagjes i cili u gjend në momentin që e mitura po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Ky nuk është rasti i parë për 14-vjeçaren, e cila në 4 tetor 2025 është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime për shkak të rënies mbi tarracën e një kasolleje që ndodhej poshtë pallatit.

Edhe dy ditë më parë, ajo sërish ka dashur të vetëhidhet por është shpëtuar nga policia.

Ajo që ngre shqetësim të madh mbi këtë rast, është fakti se e mitura shfaq një sjellje shumë agresive së bashku me dy motrat e saj, ndërsa sipas informacioneve, ato janë dërguar disa herë në spital në kryeqytet për ndihmë më të specializuar psikiatrike, por ato nuk kanë pranuar asnjëherë të marrin mjekimet e duhura.

Bëhet me dije se e mitura nuk pranon të jetojë në banesën ku rri bashkë me nënën dhe motrat, po ashtu ka shfaqur shenja të rënda agresiviteti kundrejt edhe vetë nënës së saj

korce drama në familjen në korçë

Lini një Përgjigje