TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Mars 2026, 11:17

Vodhi bizhuteri floriri në një argjendari, kapet 38-vjeçari në Elbasan 

Shkruar nga Pamfleti
Vodhi bizhuteri floriri në një argjendari, kapet 38-vjeçari
Pamje nga ngjarja

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari dhe kërcënuar pronarin e biznesit.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars 2026, ku 38-vjeçari  ka vjedhur tre varëse floriri në një argjendari. 

Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është person me precedentë penalë, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

"Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. 38-vjeçari, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin: -B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

arrestohet hajduti ne elbasan

Lini një Përgjigje