TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2026, 10:45

Mister në Sarandë/ 48-vjeçari grek dërgohet pa shenja jete në spital, zhduken personat që e transportuan

Shkruar nga Pamfleti

Mister në Sarandë/ 48-vjeçari grek dërgohet pa shenja jete

Një 48-vjeçar grek është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas burimeve raportohet se, viktima, i identifikuar si Pavlos Simeriontakis nga Athina, është sjellë në spital nga disa persona, të cilët pasi e kanë lënë aty janë larguar menjëherë me një automjet të bardhë me targa greke.

Pamjet e kamerave të sigurisë pranë spitalit kanë fiksuar momentin e largimit të tyre, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e personave që e shoqëronin.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një arrest kardiak. Megjithatë, për të përcaktuar saktësisht arsyen, trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu edhe arsyen e qëndrimit të 48-vjeçarit në Sarandë, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Lini një Përgjigje