Një indicident është shënuar në fshatin Dushaj të Bulqizës pasditen e sotme. Mësohet se një 30-vjeçar është dëmtuar me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 17:30, shtetasi me iniciale Xh.D. dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.
Pas ngjarjes, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, përfshirë motivet dhe dinamikën e vetëdëmtimit.
"Me datë 27.03.2026, rreth orës 17:30, shtetasi Xh.D., 30 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dyshohet se, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me mjet prerës (thikë).
30-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.
Lini një Përgjigje