TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2026, 13:57

Kokaina në ish-Bllok; zbardhen emrat kush janë administratorët e klubeve të natës që u arrestuan

Shkruar nga Pamfleti

Gjatë kontrolleve dhe hetimeve janë sekuestruar kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Kokaina në ish-Bllok; zbardhen emrat kush janë administratorët e
Drogë për klientët në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit.

Deri tani janë 9 persona të arrestuar, 2 prej tyre më parë ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim. 

Personat e arrestuar janë: Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli.

Orges (Dritan) Jahelezi është arrestuar në flagrancë pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai është dënuar më parë nga GJKKO për trafik droge.

Akil Ndreu rezulton të jetë administrator i barit ‘N’Dashni’ me vendndodhje në rrugën “Pjetër Bogdani”, ndërsa Fradjo Keli rezulton pronar i një bar-kafe në rrugën “Mine Peza”.

Gjatë operacionit policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

Kokaina në ish-Bllok; zbardhen emrat kush janë administratorët e

“Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Night Clubs”.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas,  punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

Nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore", njoftoi policia.

drogë për klientët në ish-bllok

Lini një Përgjigje