TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2026, 11:10

Tentuan të grabisnin argjendarinë në Pogradec, arrestohen dy 'skifterët' nga Laçi 

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të grabisnin argjendarinë në Pogradec, arrestohen dy

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi tentuan të grabisnin një argjendari disa ditë më parë.

Të arrestuarit janë një 23-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të dy banues banues në Laç. 

Sipas hetimeve, më 20 mars 2026, të rinjtë vepruan në bashkëpunim me persona të tjerë për të hyrë në argjendarinë në pronësi të L.ytfi Alisë. 

Ata hapën me forcë qepenin dhe thyen xhamin e derës hyrëse, por nuk arritën të marrin sendet me vlerë brenda argjendarisë, për shkak të sistemit të sigurisë.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:

K.T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

arrestim grabitje

Lini një Përgjigje