TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2024, 14:40

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 59-vjeçari në Durrës i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 59-vjeçari në

Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për Viktor Leki, i cili ishte dënuar nga një Gjykatë në Itali me 8 vite e 4 muaj burgim. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

"Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia.

grup kriminal arrestim

Lini një Përgjigje