TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Prill 2024, 14:31

Gjyshja dorëzoi në polici nipin 3-vjeçar, arrestohet një tjetër person

Shkruar nga Pamfleti

Gjyshja dorëzoi në polici nipin 3-vjeçar, arrestohet një

Policia ka njoftuar se janë arrestuar gjyshi i vogëlushit, Rexhep Gjuni dhe vëllai gjyshes, shtetasi me iniciale A. S. ky i fundit dyshohet si bashkëpunëtorë për rrëmbimin e Amarit.

Që prej denoncimit nga nëna e të miturit Ille Gjuni, 22 vjeç, policia ka kryer kontrolle në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Tashmë e reja është bashkuar me djalin e saj, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Lini një Përgjigje