Policia gjermane ka zbardhur vrasjen e 27-vjecarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli në nëntor të vitit 2023.
Sipas “Bild”, për vrasjen janë shpallur në kërkim dy persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen te ditur.
Dyshohet se ata i kanë kërkuar 17-vjecarit shqiptar Qerim D., nga Lushnja që të marrë autorësinë e vrasjes. I riu u vetëdorëzua në policinë gjermane pas ngjarjes duke raportuar se kishte kryer një vrasje, madje duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes ku dhe u gjet kufoma.
Shkak për zbardhjen e vrasjes mësohet se është bërë një kartë “Douglas” që ka çuar policinë në identifikimin e autorëve.
Trupi i 27-vjeçarit Alonso Hysneli alias Reols Hysneli nga Burreli u gjet në 25 nëntor në Holstentherme në Kaltenkirchen. Policia hetoi në fillim se 27-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen në lagjen Pinneberg.
17-vjeçari Qerim D. u dorëzua në polici më 24 nëntor dhe i ka çuar oficerët te trupi në Kaltenkirchen. Policia gjeti 27-vjeçarin e varur në një gardh dhe arrestoi 17-vjecarin.
Lini një Përgjigje