
Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi kultivonte bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale, 51-vjeçarit me iniciale B.D banues në Krujë, iu sekuestruan 45 fidanë kanabis.
"Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 51 vjeç, banues në Krujë. Shërbimet e Policisë, në një miniserë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë', njofton policia.
Lini një Përgjigje