
Policia ka vendosur në pranga 3 persona pas protestës së organizuar ditën e djeshme (19 prill) nga opozita para Bashkisë së Tiranës ku u hodhën bomba molotov në drejtim të institucionit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht disa të tjerë. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën dhjetëra bomba molotov tek dera e godinës së Bashkisë.
Ndërkohë pasi edhe përplasje me efektivët e rreshtuar para institucionit, pasi deputeti Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi dhe qytetarë tentuan të largonin gardhin metalik për të thyer thyenin kordonin policor.
"Në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, më datë 19.04.2024, në orën 11.00, përpara Bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, e cila filloi në orën 11.00 me fjalime dhe përgjithësisht e qetë, në momentin që ka marrë fjalën shtetasi B. K., në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë, janë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).
Pas kësaj një grup protestuesish, në drejtimin e shtetasve F. N., K. B., T. B., dhe të personave të tjerë, kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej”, dhe gjatë këtij momenti ka patur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë", njofton policia.
Lini një Përgjigje