TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2024, 13:49

U rrëmbye nga gjyshërit, momenti prekës kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën e tij

Shkruar nga Pamfleti

U rrëmbye nga gjyshërit, momenti prekës kur Amari 3-vjeçar

Ky është momenti prekës kur Amari 3-vjeçar është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar.

Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë”, shkruan ministri Balla.

Fëmija u dorëzua sot në Policinë e Durrësit nga gjyshja Barie Gjuni. Ajo ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vëllai u arrestuan nga Policia si të përfshirë.

 

Lini një Përgjigje