
Një shqiptar në Maltë ka gjetur vdekjen pasi mbeti i bllokuar nën rrënoja. Një çati u shemb në Sliema të Maltës mëngjesin e sotëm. Policia u informua për një incident ku u shemb një çati në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius, ku dy punëtorë po kryenin punime në ndërtesë.
Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei mbërritën në vend për të ndihmuar të plagosurit por pa rezultat.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një tjetër shqiptar, ku gjithashtu ishte duke punuar në ndërtesë. Ky i fundit, arriti të dilte vetë nga ndërtesa.
Lini një Përgjigje