TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 20:53

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin dhe u arratis, Karamuço: Policia ka arrestuar shoferin dhe një tjetër person

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin dhe u arratis, Karamuço:

Një aksident u shënua paraditen e sotme në Tiranë, pasi një fëmijë 7-vjeçar u përplas për vdekje. Ngjarja ndodhi te “Rruga e Kastriotëve”, teksa ajo që e bëri më të rëndë situatën ishte fakti se autori u largua.

Pas disa orësh kërkimesh, mësohet se autori është arrestuar. Lajmi është dhënë këtë mbrëmje nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Është arrestuar autori dhe është arrestuar një person tjetër për mos kallëzim krimi. Janë kapur falë kamerave. Ky fenomen është një fenomen, që gjejmë fëmijë që lypin. Të pa shoqëruar nga prindërit. Kemi një rrugë për shembull te Mine Hoxha, aty rri një person gjysmë lakuriq, pa këmbë natën dhe nuk e di si nuk shtypet”, tha ai në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje