TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 14:56

Po ruanin me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti
Po ruanin me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen dy shqiptarë
Po ruanin me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar dy shqiptarë në kuadër të operacionit të koduar “LUX”, pasi në një shtëpi fshati në zonën e Pelayo, pranë Algeciras, u sekuestruan më shumë se 1000 kilogramë kanabis.

Sipas autoriteteve spanjolle, prona përdorej si një “shtëpi e fshehtë” term i përdorur për ambientet ku ruhen sasi të mëdha narkotikësh dhe shërbente si pikë magazinimi për një organizatë kriminale që operonte në zonë.

Të arrestuarit dyshohet se kishin rolin e ruajtësve të depos dhe ishin të armatosur me tre pushkë automatike tip Kallashnikov (AK-47), të mbushura dhe funksionale. Sipas policisë, armët ishin të gatshme për t’u përdorur në rast ndërhyrjeje nga forcat e rendit apo grupe rivale.

Droga dyshohet se ishte transportuar përmes bregdetit mes Algeciras dhe Tarifa, në ngushticën e Gjibraltarit, një itinerar i njohur për trafikun e lëndëve narkotike. Sasitë e sekuestruara ishin të paketuara në valixhe dhe çanta transporti.

Pas arrestimit, dy shqiptarët u paraqitën para Gjykatës së Detyrës në Algeciras, e cila vendosi masën e paraburgimit, duke marrë në konsideratë sasinë e drogës dhe rrezikshmërinë që paraqiste posedimi i armëve luftarake.

Operacioni kishte nisur në javët e para të janarit dhe hetimet vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë për një rrjet më të gjerë të organizuar me shtrirje ndërkombëtare. Policia ka paralajmëruar për rritje të dhunës dhe përdorimit të armëve të zjarrit në zonën e “Campo de Gibraltar”, duke e lidhur këtë fenomen me aktivitetin e grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës.

Hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera në vijim.

Po ruanin me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen dy shqiptarëPo ruanin me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen dy shqiptarë

Lini një Përgjigje