
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin Land Puja Deraj, i dyshuar si autor i vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, e cila paraqiti para togave të zeza provat dhe rrethanat paraprake të hetimit lidhur me ngjarjen e rëndë.
Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, gjykata vlerësoi se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e Derajt në krim, si dhe rrezik për prishje të provave apo largim nga drejtësia, duke lënë në fuqi masën më të ashpër të sigurisë.
Ngjarja ku humbi jetën Skerdilajd Isufi tronditi Kavajën, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit.
Dyshohet se konflikti ndodhi për një vend parkimi. Autori ka dalë nga shtëpia e tij dhe i ka kërkuar 48-vjeçarit Isufi që të largonte makinën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka nisur debati. Derjai ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në zemër.
Lini një Përgjigje