TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 10:54

Tritoli në lokalin e tij, GJKKO thërret Noizyn për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

Shkruar nga Pamfleti
Tritoli në lokalin e tij, GJKKO thërret Noizyn për t’u
GJKKO thërret Noizyn për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për t’u përfshirë në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, në cilësinë e viktimës së veprës penale. Urdhri për shpalljen publike mban datën 23 shkurt.

Sipas procedurës, pas kalimit të dosjes për gjykim, viktimat e pretenduara kanë të drejtë të bëhen pjesë e procesit, të përfaqësohen me avokat ose të zgjedhin të mos marrin pjesë. Gjykata ka detyrimin t’i njoftojë ato për zhvillimin e gjyqit dhe për mundësinë e dhënies së deklarimeve para trupës gjykuese. Në këtë çështje, pjesë e procesit mund të bëhen edhe babai i artistit, Bashkimi, si dhe motra e tij.

Çështja lidhet me sulmin me lëndë plasëse në ambientet e një lokali dhe dyqani në pronësi të Noizyt në Durrës. Sipas hetimeve të SPAK dhe dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, vendosja e tritolit dyshohet të jetë kryer me urdhër të Laert Haxhiut.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Tafani ka deklaruar se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqej dhunimi i Kleviol Ahmetit, i njohur si “Serbiano”. 

“...kur doli një video në ‘TikTok’ që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë...”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt”, me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

gjkko noizy laert haxhiu

Lini një Përgjigje