TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 10:05

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motorin; plagosen dy të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy të rinj, rreth 20 vjeç, të identifikuar si Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor në momentin e aksidentit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, Gledis Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Abdurrahman Bollati, i cili drejtonte motorin, është në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje