TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2026, 21:07

Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Tropojë, humb jetën drejtuesi i automjetit
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit. 

"Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore."-njofton policia. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksident

Lini një Përgjigje