TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2026, 20:02

Zjarr i madh në Lungomare, shkrumbohet lokali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në Lungomare, shkrumbohet lokali (Video)

Brenda pak minutash, flakët kanë shkrumbuar lokalin, duke rrezikuar edhe ambientet përreth...

Një lokal është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një bar dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga materiali drusor i ndërtimit të objektit. Flakët janë përhapur brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe strukturat përreth.

Kanë qenë qytetarët e pranishëm në zonë ata që kanë filmuar momentet e zjarrit, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve ka shkaktuar panik. Në video shihen flakë të mëdha dhe tym i dendur që ngrihet mbi zonën bregdetare.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. 

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.

 



 

Lini një Përgjigje