TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 09:10

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 31-vjeçari turk

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 31-vjeçar nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar.

Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi me iniciale V.B., 31 vjeç, banues në Stamboll, rezulton i kërkuar nga drejtësia austriake. Gjykata e Vjenës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tij drejt Austrisë, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët austriakë, po vijon procedurat përkatëse.

“I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk.

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk:

V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje e narkotikëve’.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje