TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2026, 08:32

Pas sulmit në Greqi, flet vajza e 64-vjeçarit shqiptar: Më përdhunoi kur isha 7 vjeçe, nëna e dinte

Shkruar nga Pamfleti

Pas sulmit në Greqi, flet vajza e 64-vjeçarit shqiptar: Më

Detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Greqi, ku një 64-vjeçar shqiptar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në zonën e Kypselit. Rasti ka marrë vëmendje të gjerë në mediat greke, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.

Sipas deklarimeve të nënës së 25-vjeçares, ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, kur ajo ishte larguar për rreth 10 minuta në farmaci. Në këtë kohë, 64-vjeçari dyshohet se hyri në banesën ku jetojnë dy motra binjake me aftësi të kufizuara.

Nëna ka rrëfyer se, sapo u kthye, e gjeti burrin duke ngacmuar seksualisht njërën prej vajzave të saj. Ajo ka deklaruar se ndërhyri menjëherë duke e goditur me një tigan në kokë, në përpjekje për ta larguar. Sipas saj, ai reagoi duke e goditur me grusht atë dhe vajzën tjetër, përpara se të largohej. Në një moment, ajo mori edhe një thikë dhe e ndoqi, por 64-vjeçari arriti të ikte.

Sipas nënës, ekzaminimi mjeko-ligjor nuk konstatoi shenja abuzimi seksual, një rezultat që siç është shprehur ajo, nuk e priste.

Dëshmia e vajzës së të dyshuarit

Ndërkohë, media greke “Protothema” ka publikuar deklarata të vajzës së 64-vjeçarit, e cila dëshmon është abuzuar seksualisht prej tij në moshë të mitur.

Në një intervistë për televizionin MEGA, ajo është shprehur: “Kur isha 7 vjeçe, babai më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë ishin larg shtëpisë. Nuk e denoncova kurrë, kisha frikë. Tani, nuk kam të bëj fare me këtë burrë, patëm një grindje shumë të keqe”.

Ajo ka shtuar se, kur vendosi t’ia përmendte të atit akuzën gjatë një konflikti, ai e mohoi dhe u përpoq ta diskreditonte: “I thashë shumë kohë më parë gjatë grindjes se më kishte abuzuar seksualisht dhe se u përpoq të më bënte të çmendur, se nuk di çfarë them dhe se po e shpik këtë histori nga mendja".

Sipas saj, për vite me radhë e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe, kur vendosi ta denonconte, nuk gjeti mbështetje nga familjarët: “Doja ta denoncoja, por, siç më thanë, kishin kaluar vite dhe nuk do të çonte askund dhe se nuk mund ta provoja tani. Nëna ime e dinte çfarë po bënte ai dhe nuk bëri asgjë për këtë”, rrëfen vajza.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se marrëdhëniet me pjesëtarët e tjerë të familjes janë ndërprerë: “Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua përmenda vëllezërve dhe motrave të mia… Dhe ata mbajtën anën e tyre dhe që atëherë unë i kam ndërprerë kontaktet me ta”.

Këto deklarata përbëjnë pretendime personale dhe ende nuk rezultojnë të konfirmuara zyrtarisht nga autoritetet hetimore.

Policia greke vijon kërkimet për kapjen e 64-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në Kypseli. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me informacion nëse kanë dijeni mbi vendndodhjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet mbeten në zhvillim.

Lini një Përgjigje